Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Lala në Milano, jo për transferimin e Rashicës te Milani!

Bien poshtë zërat për një transferim të mundshëm të Milot Rashicës te Milani. Edhe pse sëfundmi kanë qarkulluar lajme se ylli kosovar i Werder Bremen pëlqehet shumë nga Stefano Pioli i cili e do në skuadër, transferimi i tij te Milani nuk do të bëhet realitet. Vizita e Altin Lalës në Milano, nuk ka patur lidhje me një kalim të klientit të tij te Milani por ka qenë për arsye të tjera.

Milannews.it shkruan se ka kontaktuar vetë Lalën dhe nuk konfirmohet një takim, ndaj për momentin s’mund të thuhet diçka më tepër. Rashica pritet të largohet nga Werder Bremen, që nuk e lë të lirë pa 25 milion euro. RB Leipzig ka tentuar ta transferojë, por nuk e ka bindur klubin e sulmuesit dardan.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...