Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lala për “Zona Gol”: Brojën e shoh në Premier League, Rashica ishte pranë Milanit

Ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Altin Lala ishte në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” në Supersport, ku foli për eliminatoret e Kupës së Botës, talente të kuqezinjve si Broja e Çepele, por zbuloi edhe një prapaskenë me sulmuesin e Kosovës Milot Rashica.

Sa të vështirë e shihni grupin e Shqipërisë në këto eliminatore?
Unë mendoj që gjithmonë kualifikueset për kampionatin Botëror janë gjithmonë të forta. Duhet të kemi qëllim të dalim përpara Hungarisë dhe të sulmojmë Poloninë. Kemi grup lojtarësh të mirë dhe trajner me eksperiencë. Gjasat janë të mëdha që të zhvillojmë një edicion të mirë.

Mendoni se vendi i tretë do të ishte një sukses për kuqezinjtë?
Vendi i tretë i Kombëtares në eliminatoret e Botërorit është me detyrim, vendi i dytë do të ishte sukses i madh.

E keni ndjekur rritjen e Armando Brojës te Vitesse?
E kam ndjekur dhe për mendim tim, Broja duhet të qëndrojë edhe 1 sezon te Vitesse. Të njëjtën gjë bëri edhe Mount. Unë e shikoj të ardhmen e Brojës një ditë në Premier Ligë.

Si është situata në merkato për Milot Rashicën?
Miloti tani ka arritur një farë niveli, shumë skuadra e kanë ndjekur dhe kanë dashur ta marrin, por ky vit ka qenë problematik për shkak të COVID-it dhe Verder Bremin. Në verë me shumë gjasa do të kemi një transferim te Rashica. Gjasat ishin të mëdha që në qoftë se do të bëhej Ralf Rangnik trajner i Milanit dhe Milot Rashica do të kalonte te kuqezinjtë, por ajo nuk ndodhi.

Te Hannoveri luan edhe një tjetër futbollist kuqezi, Ramen Çepele…
Sa i përket Çepeles, edhe ai do të ketë një të ardhme shumë të mirë. Është dhe një Krasniqi këtu te Hannover, por ai ka zgjedhur të luajë për Kosovën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...