Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

LaLiga Experience pret DigitAlb për sfidën Espanyol-Barcelona

Rikthehet LaLiga Experience për DigitAlb, një mundësi unike me një seri sfidash argëtuese dhe një eksperiencë e paharrueshme dhe unike, me RCD Espanyol në Barcelonë që është këtë vit, klubi pritës për fituesin e DigitAlb.

Lionel Reizaj është fituesi me fat i këtij sezoni të LaLiga, një nga 10 fituesit në kontestin LaLiga Clash që u organizua në bashkëpunim me LaLiga në rrjetet sociale të DigitAlb dhe në fund shorti i hedhur në SuperSport gjatë emisionit “Zona Gol”, zgjodhi pikërisht atë për të përjetuar emocionet që vetëm LaLiga Experience mund t’i dhurojë.

Një tur në klubin e RCD Espanyol, stërvitja e lojtarëve, takime ekskluzive me lojtarët, si dhe me mesfushorin shqiptar që aktivizohet në këtë klub, Keidi Bare, ishin disa nga çastet më të veçanta, për të vijuar më tej me të tjera aktivitete argëtuese dhe kulmin e gjithë udhëtimit, një vend i parë në stadium për të ndjekur nga afër derbin e qytetit, Espanyol-Barcelona, të dielën, një sfidë e luftuar që vlen shumë, për vendasit për mbijetesën dhe për blaugranat, fitorja do të thotë nisja e festës së titullit.

Lexo edhe:

Për DigitAlb, që në këtë LaLiga Experience shoqërohet edhe nga ekipe të tjera, BeinSports France dhe Eleven Sports Poland, kjo është hera e dytë që bëhet pjesë e një organizimi të tillë ekskluzivisht nga LaLiga, pas atij të 2 viteve më parë në ndeshjen Osasuna-Barcelona.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...