La Liga

LaLiga marrëveshje me fondin CVC, ja pse Barcelona s’do të ketë probleme për regjistrimin e Messit

Marrëveshja mes LaLigas dhe fondit të investimeve CVC, që do të lejojë injektimin e menjëhershëm të 2 miliardë e 700 milionë eurove, do të jetë si oksigjen për klubet elitare në Spanjë. Marrëveshja do të ketë impakt të menjëhershëm veçanërisht te Barcelona, që do të mund të federojë Lionel Messin dhe pjesën tjetër të blerjeve të verës.

Kjo marrëveshje e nënshkruar dhe shpallur tashmë nga LaLiga me këtë fond, që do të ketë 10% të aksioneve në kapitalin e organit të kryesuar nga Javier Tebas, duhet të ratifikohet së shpejti. Javën e ardhshme do të mbahet Asambleja e përgjithshme e klubeve, e cila do të miratojë marrëveshjen.

Ky injeksion i kapitalit, i cili është për të gjitha klubet, në rastin e Barçës do të ndihmojë në zgjerimin e marzhit financiar për blerjet e reja. Kjo do të thotë që nuk do të ketë pengesa për marrëveshjet e rëna dakord prej javësh, me Leo Messin dhe pjesën tjetër të afrimeve të reja, kur përfshihen Kun Agüero, Depay, Eric Garcia dhe Emerson.

Të hënën e kaluar, Presidenti Laporta siguroi, pa dhënë më shumë detaje, se lojtarët e blerë së fundmi mund të regjistrohen në LaLiga, por i kërkoi Tebasit më shumë hapësira për të bërë blerje të tjera.

LaLiga njoftoi këtë të mërkurë marrëveshjen me fondin CVC dhe pritet që ajo të ratifikohet nga klubet në Asamble, pasi ky injeksion kapitali është i nevojshëm për të kryer me shumë investime.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency