Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

La Liga nuk ndalet, denoncon në UEFA klubet e sheikëve dhe Juventusin

LaLiga hidhet në sulm kundër parregullsive financiare të klubeve të mëdha në Evropë. Institucioni i drejtuar nga Javier Tebas është gati të ngrejë një padi kundër PSG-së, por përveç kësaj, presidenti i LaLigas tashmë ka bërë edhe dy të tjera në UEFA-s. Siç ka mësuar AS, bëhet fjalë për padinë kundër Manchester City-t dhe Juventusit. Qëllimi është të mbrohen klubet spanjolle dhe evropiane nga konkurrimi në kushte inferiore kundër të tjerëve, që shkelin rregullat dhe, përveç kësaj, vënë në rrezik ekosistemin e futbollit.

Ankesa më e njohur është ajo që do të bëhet para UEFA-s dhe autoriteteve të tjera franceze. Ajo e shpallur nga LaLiga kundër PSG-së u komunikua sapo u zyrtarizua rinovimi i Mbappesë:

“Është skandaloze që një klub si PSG, i cili sezonin e kaluar humbi më shumë se 220 milionë euro, pasi kishte akumuluar humbje prej 700 milionë eurosh në sezonet e fundit (duke përfshirë deklarimin e të ardhurave nga sponsorizimet me një shumë të dyshimtë), me një kosto staf prej rreth 650 milionë euro për këtë sezon (‘21-’22), mund të përballet me një marrëveshje të këtyre karakteristikave. Këto lloj negociatash kërcënojnë qëndrueshmërinë ekonomike të futbollit europian”.

Por rasti Mbappé nuk ka qenë i vetmi që ka shkaktuar alarm në selinë e LaLiga-s. Ankesa ka edhe për Manchester City-n.

“Do të doja të dija se si e bënë operacionin. Mino Raiola kërkoi një komision të madh…”, – tha presidenti i LaLiga-s këtë të mërkurë. Nënshkrimi i Haalandit ka qenë pika derdhi një gotë që ishte mbushur. LaLiga i kishte denoncuar sponsorizimet e City-t para shpalljes së marrëveshjes me Haalandin.

Manchester City dhe PSG konsiderohen si klube shtete dhe nuk respektojnë Planin e Drejtë Financiar të UEFA-s. Tani do të jetë Ceferín ai që duhet të zbatojë rregullat. Për më tepër, problemi është i madh: nëse nuk respektojnë kontrollin aktual ekonomik, do ta kenë më të vështirë të përshtaten me rregullat e reja, pasi është shumë më e vështirë.

Në rastin e Juventusit, klubi i tretë i denoncuar nga LaLiga para UEFA-s, reagimi erdhi për shkak të hetimit që filloi nëntorin e kaluar në Itali kundër skuadrës bardhezi për mashtrim. Prokuroria i akuzon për fitime kapitale fiktive në disa transferta. Nga LaLiga është kërkuar që edhe UEFA ta hetojë këtë çështje.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...