Conference League

Lamerica…

Teksa shqiptarët mbi një kamion prehistorik udhëtonin drejt portit nga ku do të merrnin një anije të ndryshkur për të shkuar drejt Italisë, një italian nga Roma me kaçurrela dhe syze dielli përpiqej t’u shpjegonte se futbolli nuk ishte vetëm Inter, Milan e Juve. Shqiptarët, që ia shikonin syzet a thua se ato ishin një diamant, bërtitnin duke iu betuar që një ditë do të luanin në “San Siro” e “Delle Alpi”. Italiani, që rastësisht kish mbetur në Tiranën e viti 1991 në vendin tonë, qante dhe mendonte: “varfëria nuk paska kufij”.

Sekuencat vijnë nga Lamerica, filmi i Michele Placidos, që kish zgjedhur eksodin tonë për të “cinizuar” italianët, që dikur shkonin në Shtetet e Bashkuara. Mjerimi nuk kish nevojë për film. Në atë vit, Feyenoordi zbarkoi pranë 15-katëshit dhe njësoj sikur të kishin zbuluar një planet të paushqyerish shpërndanë bukë dhe ëmbëlsira.

Pikërisht në të njëjtin vit, Roma fitoi finalen e dytë ndaj Interit në Kupën Uefa, por e humbi trofeun. Rizzitelli shënoi në stadiumin ëndërr të të gjithë shqiptarëve – në “Olimpico” – dhe që atë ditë paraardhësit e Tottit nuk e luajtën kurrë më një finale europiane.

Kohërat kanë ndryshuar. Shqiptarët udhëtojnë drejt Italisë jo më me kamionin muze e as me anijen që është shndërruar në “meme”, por me bileta avioni, të prera online, për të vizituar rrethinat e Koloseumit, jo më për të gjetur punë, por për të shkëmbyer fotot e rastit në Instagram.

15-katëshi i Feyenoordit është shumë vogël në krahasim me kullat e reja, buka dhe ëmbëlsirat ofrohen kudo në restorantet tërë shije të kryeqytetit Tiranë. Stadiumi mitik, një e shkuar e kushedi kujt stili me emrin e guerilasit të Luftës së Dytë Botërore, është shndërruar në një mrekulli të kohëve moderne, aq sa e detyruan UEFA-n që për gjithë këto arsye të vendoste: “Po, kjo finale do luhet këtu. Në Tiranë, në Shqipëri”. Çfarë emri duhet t’i vëmë këtij filmi?!

Ironia e fatit: do të vijë Roma, që ka shumë vite që nuk luan në këtë nivel, dhe Feyenoordi, që kur zbriti në Rinas tha: “A nuk kemi qenë më parë këtu”?

Gojëdhënat thonë që në vitet ’70, kur holandezët zbarkuan në aeroportin tonë hermetik, dikush u tha që duhet të prisnin flokët, ndërsa historia thotë që në vitin 1946 ne kemi organizuar Kupën Ballkanike, me punë vullnetare, kemi luajtur ndaj rivalëve si Jugosllavia e madje kemi fituar trofeun. Trofe, i cili – dhe kjo është zyrtare – ka humbur dhe nuk dihet ku është.

Një mesazh për të gjithë ata që mendojnë se diçka më e madhe ka ndodhur në këtë qytet që nga koha kur është bërë kryeqytet. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur më parë! Kjo është ndeshja e vetme në histori që Shqipëria e ka fituar pa zbritur në fushë! Lamerica u bë realitet…

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

La Liga 2021/2022

PWDLGFGADifPts
1Real Madrid
38
26
8
4
80
31
+49
86
2Barcelona
38
21
10
7
68
38
+30
73
3Atletico Madrid
38
21
8
9
65
43
+22
71
4Sevilla
38
18
16
4
53
30
+23
70
5Real Betis
38
19
8
11
62
40
+22
65
6Real Sociedad
38
17
11
10
40
37
+3
62
7Villarreal
38
16
11
11
63
37
+26
59
8Athletic Club
38
14
13
11
43
36
+7
55
9Valencia
38
11
15
12
48
53
-5
48
10Osasuna
38
12
11
15
37
51
-14
47
11Celta de Vigo
38
12
10
16
43
43
0
46
12Rayo Vallecano
38
11
9
18
39
50
-11
42
13Elche
38
11
9
18
40
52
-12
42
14Espanyol
38
10
12
16
40
53
-13
42
15Getafe
38
8
15
15
33
41
-8
39
16Mallorca
38
10
9
19
36
63
-27
39
17Cadiz
38
8
15
15
35
51
-16
39
18Granada
38
8
14
16
44
61
-17
38
19Levante
38
8
11
19
51
76
-25
35
20Deportivo Alavés
38
8
7
23
31
65
-34
31


To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency