Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Lampard 150 milionë stërlina për merkaton, emrat që dëshiron

Drejtuesit e Chelsea-s janë të gatshëm t’i vënë në dispozicion 150 milionë sterlina trajnerit Frank Lampard për t’i shpenzuar verën e ardhshme. Kur Lampard la Derby County-n për të pasuar Maurizio Sarri në “Stamford Bridge”, ai nuk kishte mundësi ta përforconte ekipin për shkak të pezullimit të merkatos së skuadrës londineze FIFA.

Tani, ish-futbollisti i bluve të Londrës dhe i përfaqësueses së Anglisë do të ketë mundësi të zgjedhë lojtarët që dëshiron, pasi mund të shpenzojë një shifër të konsiderueshme. Në listën e dëshirave të tij janë Jadon Sancho i Borussia Dortmundit, sulmuesi i RB Leipzigut, Timo Werner, dhe “ylli” i Lyonit, Moussa Dembele.

Lampard u irritua në ditën e fundit të merkatos së janarit me drejtuesit e klubit, pasi këta të fundit nuk kishin arritur të gjenin një zëvendësues të denjë për Oliver Giroud, që kishte kërkuar me ngulm largimin.

Ai synonte një tjetër element cilësor për repartin e avancuar, më funksion të garës për vendin e katërt, pozicion që bluve të Londrës ua kërcënojnë Tottenhami, Sheffield Utd dhe Manchester United (pa anashkaluar edhe Wolves dhe Evertonin).

Dries Mertens i Napolit dhe Edinson Cavani i Paris Saint-Germain u konsideruan zgjidhje afatshkurtra, por asnjë prej tyre nuk u transferua në Londër në janar.

Tashmë sytë janë hedhur drejt zgjidhjeve të tjera, ku spikatin Dembele i Lyonit (lojtar që pëlqehet edhe nga klube të tjera të Premier League-s), apo Timo Wernen i Leipzigut, që prej disa sezonesh po shkëlqen në Bundesligë.

Me 20 gola të kampionat këtë sezon, Werner është në radarin e të gjitha skuadrave kryesore në Evropë. Të hënën ai e pranoi se mbetet “i hapur” për një transferim në Angli.

Sancho është gjithashtu një kandidat serioz për Chelsea-n, por 19-vjeçari është një nga “yjet” më të kërkuar në Europë tani dhe Borussia do të synojë të paktën 100 milionë stërlina për kartonin e tij. Vlera e talentit anglez mund të ndryshojë në varësi të paraqitjes që ai të bëjë në Euro 2020.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...