Premier League

Gerrard mposht Lampard, Evertoni në krizë që në start

Steven Gerrard fiton duelin me Frank Lampard. Në javën e dytë të Premier Legue-s, Aston Villa, e drejtuar nga ish-mesfushori i Liverpoolit, iu immponua 2-1 ekipit të drejtuar nga legjenda e Chelsea-t, duke marrë fitoren e parë sezonale, që vjen pas disfatës 2-0 në fushën e Burnemouthit. Skuadra nga Birminghami e zhbllokoi takimin pas pak më shumë se gjysmë ore lojë falë golit të Ings, i cili u shërbye nga Watkins. Gjashtë minuta më herët miqve nga Liverpooli i ishte anuluar një gol (realizoi Gordon) për pozicion jashtë loje.

Katër minuta para përfundimit të kohës së rregull Buendia shënoi të dytin për vendësit, edhe në këtë rast asistuesi ishte Watkins, por vetëm pak çaste më vonë rezultati u ngushtua në 2-1 për shkak të autogolit të Lucas Digne. Rezultati, gjithsesi, nuk ndryshoi më edhe pse u luajtën nëntë minuta shtesë.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Evertonin, që në sfidën hapëse në shtëpi nuk ia doli të merrte pikë përballë Chelsea-t (0-1).

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency