Frank Lampard mund t’i ketë ditët e numëruara në stolin e Chelsea-t. Në këtë periudhë delikate, që kulmoi me humbjen 2-0 në fushën e Leicester City-t, presidentit Roman Abramovich duket se i ka sosur durimi. Në 19 ndeshje blutë e Londrës kanë grumbulluar 29 pikë dhe për momentin renditen në vendin e nëntë në Premier League.
Drejtuesit e Chelsea-t, në fakt, prej kohësh po e mendojnë një zgjidhje, pasi ecuria e skuadrës ka qenë me luhatje të mëdha. Emri që ka në kokë manjati rus është italiani Massimiliano Allegri, i cili vazhdon të jetë pa punë që pas largimit nga Juventusi në përfundim të sezonit 2018-2019.
Lampard e ka marrë drejtimin e Chelsea-t në korrik të vitit 2019 dhe shpesh ka hasur vështirësi. Kualifikimi në fazën e 1/8-ave të Championsit është një nga arritjet për teknikun 42-vjeçar, që mbetet një nga ikonat e skuadrës së futbollist.