Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Lampard “djeg” Marcos Alonson, Conte gati ta marrë te Interi

Marcos Alonso ishte një nga më të dobëtit në fushë në ndeshjen që Chelsea barazoi me vështirësi në transfertën ndaj Wolverhampton, ndaj edhe trajneri Lampard e zëvendësoi që në fund të pjesës së parë.

Mediat angleze zbulojnë se mes trajnerit dhe anësorit spanjoll ka pasur një debat të fortë në dhomat e zhveshjes dhe kjo ka ndikuar që Lampard të lërë Alonson jashtë listës së të grumbulluarve për ndeshjen e Carabao Cup ndaj Tottenhamit.

Marrëdhënia mes të dyve është acaruar aq shumë sa mësohet se tekniku u ka kërkuar drejtuesve të Chelseat shitjen e tij brenda afateve të merkatos, pasi nuk ka në plan ta aktivizojë më.

Nga kjo situatë është gati të përfitojë Interi, që është ofruar ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje anësorin spanjoll, duke qenë se ai është një nga të preferuarit e Antonio Contes për krahun e majtë të mesfushës.

Marcos Alonso ka shkëlqyer me Conten në pankinë, në sezonin që të dy bashkë fituan titullin kampion te Chelsea ndaj trajneri italian do të ishte i lumtur të kishte 28-veçarin spanjoll sërish në dispozicion edhe te Interi.

Gjithsesi kanë mbetur edhe 5 ditë nga “gongu” i mbylljes së merkatos dhe deri atëherë të dy klubet duhet të nxitojnë për të gjetur një zgjidhje, ndonëse marrëdhëniet e drejtuesve respektivë janë mjaft të mira, pasi janë ulur shpesh në tryezën e bisedimeve kohët e fundit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...