Merkato

Lamtumira e Griezmann, Atletico piketon “yjet” për ta zëvendësuar

Antoine Griezmann nuk do të jetë më pjesë e “Los Colchoneros”, kështu që Ateltico Madridi ka nisur nga puna, duke përpiluar një listë me kandidatë potencialë që do të mbushnin boshllëkun e madh që krijon largimi i sulmuesit francez, një prej aseteve më të çmuara të kësaj organike.

Paulo Dybala është një prej emrave që nis të lakohet në klubin spanjoll. Me kalimin e portugezit Cristiano Ronaldo tek Juventusi, sulmuesi argjentinas ka kaluar në plan të dytë për trajnerin Allegri, duke humbur edhe minutazhin në fushën e blertë. Dybala numëron këtë sezon vetëm 10 gola, 5 prej të cilëve në Champions. Sidoqoftë, Dybala mbetet një prej sulmuesve të talentuar, që vlerësohet 100 milionë euro.

Një tjetër emër i madh që lidhet me klubin madrilen  është uruguaiani Edinson Cavani, por bllokada e PSG-së dhe paga e lartë e lojtarit janë bërë pengesë. Tashmë që “Los Colchoneros” do të lirohen nga paga e larë e Griezmann, mund edhe të bëjnë hapa para drejt një transferimit të Cavanit, pavarësisht moshës së tij (32- vjeç).

Mauro Icardi gjithashtu ka qenë një objektiv merkatoje për Atléticon. Ish-kapiteni i Interit aludohet që në fundin e sezonit t’u japë lamtumirën zikaltërve, edhe pse mbetet një prej goleadorëve që bën diferencën. 16 janë golat e tij në 35 ndeshjet e këtij sezoni plot ulje-ngritje. Vlera e tij arrin në 90 milionë euro, por me cilësitë që zotëron ky lojtar, shifra është tërësisht e justifikuar.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency