Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lamtumira e Lerdës nga Partizani, mes trishtimit dhe falënderimeve për futbollistët! (Pamjet)

I qetë, në disa raste i buzqëshur dhe nën shoqërinë e dy djemve të tij, Franco Lerda ka zhvilluar takimin e fundit me ata të cilët punoi nga 17 qershori ditën e ardhjes tek Partizani e deri më  14 dhjetor kur drejteusit e klubit vendosën ta shkarkonin pas humbjes 1-2 në derbin ndaj Tiranës. I gjithë grupi i futbollistëve ishte i pranishëm në një nga hotelet e kryeqytetit në zonën e liqenit artificial aty ku skuadra drekon rregullisht për të shtrënguar edhe një herë të fundit duart me teknikun italian, nuk mungoi Jasir Asani që më së shumti ka pasur diveregjenca me Lerdan, por gjithashtu edhe Trashi që herë pas herë ka debatuar me teknikun madje edhe në ndeshje e sipër.

Takimi brenda ambjenteve të restorantit nuk zgjati më shumë se 10 minuta aq sa i mjaftoi trajnerit 52 vjecar për ti shprehur mirënjohjen dhe për të falenderuar lojtarët e tij. Shkarkimi edhe pse Lerda u mundua ta kamuflonte me buzëqeshje ka  lënë një plagë të thellë tek tekniku, i cili po e lë skuadrën në vendin e dytë me 2 pikë më pak se kryesuesit e Kukësit. Pa diskutim që është vetëm një sport, nuk ka vënd për çaste dramatike, sepse dëshpërimi përfshin çështja shumë më madhore se një sport, por gjithsesi lamtumirë shkakton gjithnjë një ndjenjë trishtimi për atë që mund të ishte dhe që kurrë nuk do të jetë….

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...