Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lamtumira e një gjeniu, Andrea Pirlo i jep fund karrierës

Lamtumirë kampion, një si ty do t’i mungojë gjithmonë futbollit të luajtur. Me topin në këmbë ai ishte një gjeni por për fatin e keq ashtu  si shumë yjeve të futbollit edhe karrierës së tij i ka ardhur fundi. 5 minutat që luajti në sfidën Play-off të Major League Soccer mes New York City-it dhe Columbus Crew ishin të fundit për Adrea Pirlon në karrierën e tij si futbollist. Eliminimi i New York City-it solli edhe lamtumirën nga futbollit të njeriut që me topin në këmbë mund të shpikte diçka brilante nga një moment në tjetrin. Në moshën 38-vjeçare Pirlo ka vendosur të thotë stop duke varur këpucët në gozhdë. Në kabinën e regjisë së shumë skuadrave të njohura ai ka fituar pothuajse gjithçka në karrierën e tij. 2 tituj kampionë dhe 2 Champions League me Milanin, 4 Scudetto radhazi me Juventusin dhe 1 Kupë Bote me kombëtaren italiane. Pirlo mund të largohet i qetë pasi karriera e tij ka qenë e mrekullueshme. Drejtuesit e Interit do ta kenë gjithmonë peng që e larguan si një lojtar që nuk vlente në vitin 2001.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...