Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Lamtumirë “Neverkusen”, një titull legjendar me firmën e Xabi Alonsos

120 njëzet vjet pa një “Meisterschale”, me vetëm dy tituj në palmares: Kupën UEFA 1988 dhe Kupën e Gjermanisë 1993. Llagapi “Neverkusen”, megjithatë, lindi pas sezonit të jashtëzakonshëm 2001/02, kur nga mundësia për të bërë “tripletë”, “aspirinat” dolën duarbosh.

Më pas mbërriti Xabi Alonso dhe Bayer Leverkusen tani mund ta arrijë “tripletën”(me Ligën e Evropës në vend të Campionsit).

Spanjolli në krye të skuadrës solli në shtëpi kampionatin e parë në histori, duke ndërthurur rezultatet me një futboll dëfryes. Shifrat janë mbresëlënëse: asnjë humbje në 43 ndeshje të sezonit, në gjysmëfinale të Europa League (fitoi 2-0 ndaj West Hamit në ndeshjen e parë) dhe në finale të Kupës së Gjermanisë.

Të gjitha këtyre u duhen shtuar edhe ndeshjet e fituara apo të përmbysura në finale, duke demonstruar një forcë mendore të denjë për të mëdhenjtë.

Lexo edhe:

Xabi Alonso, bast i klubit, duke qenë se kishte drejtuar vetëm ekipet e të rinjve të Realit të Madridit dhe ekipin B të Real Sociedadit, kishte mentorë me vlerë absolute në karrierën e tij: Benitez, Pellegrini, Mourinho, Ancelotti, Guardiola dhe Del Bosque. Në thelb të gjitha njohuritë e futbollit botëror.

Kredoja e tij taktike është përzierje e shumë ideve. Bayeri i tij shfrytëzon parimet e futbollit pozicional dhe relativ, me një rrjedhshmëri që mund të shihet që në fillim të aksionit.

Me pak fjalë, Xabi Alonso tregoi se si cilësia estetike e manovrës mund të kombinohet me efektivitetin në të dyja fazat. Këto ditë, kjo nuk është diçka e vogël.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Shkurtimisht foli Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024. Trajneri brazilian i Kombëtares vlerësoi paraqitjet e skuadrës kuqezi në duelet ndaj Italisë, Kroacisë...