Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Lamtumirë United, Ibrahimovic transferohet në SHBA

Zlatan Ibrahimovic i thotë lamtumirë Manchester United, rreth 1 vit e gjysmë pas mbërritjes së tij në “Old Trafford”. Sipas ESPN, sulmuesi suedez ka marrë lejen nga Jose Mourinho për të firmosur me Los Angeles Galaxy në MLS. Tashmë nuk ka më asnjë dyshim, ish-futbollisti e skuadrave më të mëdha europiane, Ajax, Juventus, Inter, Milan, Barcelona dhe PSG do të luajë në Amerikë.

Në fund të kësaj jave është parashikuar edhe firmosja e kontratës me Galaxy. Ibrahimovic e ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me “Djajtë e Kuq” më 26 dhjetor kundër Burnley-t, duke shfaqur në vazhdimësi probleme fizike. 36-vjeçarit i skadonte kontrata në fund të sezonit, por duke parë që United është eliminuar nga Championsi dhe nuk ka shanse të triumfojë në Premier League, palët kanë rënë dakord me një marrëveshje xhentëlmenësh që bashkëpunimi të përfundojë në mars dhe Ibra të bëhet gati për startin e sezonit të ri në MLS.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...