Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Laporta dëshiron rikthimin e Messit në janar, por ky operacion vështirë të realizohet për disa arsye

Messi vazhdon të jetë një temë e nxehtë e momentit dhe argjentinasi është përsëri në “radarin” e Barcelonës.

Laporta nuk heq dorë nga Messi dhe nga Spanja bëjnë me dije se presidenti i katalanasve po projekton rikthimin e bujshëm.

Qëllimi është rikthimi i Messi-t në muajin janar, por misioni është disi i komplikuar dhe kjo për shumë arsye, por në fund, asgjë nuk është e pamundur.

Fillimisht, PSG nuk do të pranonte kurrsesi të privohej nga shërbimet e argjentinasit në mesin e edicionit, e për më tepër të një sezoni ku parizienët kërkojnë të fitojnë çdo trofe.

Më pas, PSG në vetvete nuk është aspak i hapur për të bërë tolerime, apo për të favorizuar Laporta-n, ndërsa vetë Messi është totalisht i fokusuar në sezonin e tij të dytë në Paris, ku deri më tani po bën shumë mirë.

Këto janë një disa nga pikat, ku Barcelona dhe Laporta ndalen, por, presidenti beson se Messi ka ende ndjesi për “shtëpinë” e tij, për klubin ku u rrit dhe fitoi gjithçka, e për më tepër, në Barcelonë rikthimi i tij konsiderohet si goditja e shekullit,

Janari është afër, por përcaktues pritet të jetë edhe Botërori “Katar 2022”, pasi ky kompeticion do të ndikojë drejtpërdrejtë në humorin dhe në të ardhmen e Lionel Messit, por diçka është e sigurt, në merkaton e dimrit, argjentinasi do të jetë kryefjala e merkatos.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...