Joan Laporta ishte kandidati i parë paraprak që ka paraqitur firmat e kandidimit. Ish-presidenti i Barçës u paraqit në zyrat e klubit me 10 257 nënshkrime në mbështetje të kandidaturës së tij për zgjedhjet që do të mbahen më 24 janar, nëse kushtet sanitare e lejojnë. Një numër i konsiderueshëm frmash që vërteton statusin e Laportas si favorit në mungesë të firmave mbështetësve të Rousaud, Freixa dhe Font, të cilët kanë njoftuar se gjithsesi i kanë siguruar nënshkrimet e nevojshme. Ky i fundit (Font) ka njoftuar se ka sigurua 4 710 firma.
Laporta tejkalon qartë mbështetjen që ai mori në dy zgjedhjet e mëparshme në të cilat ai kandidoi. Në vitin 2003, kur u zgjodh president, ai kishte 5 725 firma. Në zgjedhjet e vitit 2015, që i fitoi Bartomeu, ai kishte gjithsej 4 272. Nga tri zgjedhjet e fundit, vetëm Rosell paraqiti më shumë nënshkrime (në vitin 2010) me një total prej 12 635.
Ish-presidenti ishte i kënaqur me nënshkrimet e siguruara, por ai nuk dëshiron të flasë për favorizim:
“Ne po bëjmë mirë, por nuk mund t’i besojmë njëri-tjetrit. Unë nuk mendoj nëse jam një favorit, thjesht dua të jem i përqendruar për të shpjeguar mirë programin. Fushata dhe nuk më intereson nëse është kundër një, dy ose tre rivalëve. Unë besoj se zgjedhjet do të mbahen. Ky keqmenaxhim nuk mund të lejohet më”.
