La Liga

Laporta hedh kandidaturën për president: Kthej Guardiolën te Barça

Joan Laporta premton rikthimin e Pep Guardiolës në krye të Barcelonës. 57-vjeçari tha se do ta bëjë realitet këtë ëndërr nëse do të fitojë zgjedhjet presidenciale të vitit 2021.

Laporta, i cili ishte president i Barcelonës nga viti 2003 deri në 2010-ën (ishte në krye kur Guardiola u promovua nga ekipi i të rinjve në skuadrën e parë, pas largimit të Frank Rijkard) njoftoi kandidaturën e tij për të zëvendësuar Josep Bartomeun, i cili do ta mbyllë udhëheqjen e tij verën e ardhshme.

Pezullimi dyvjeçar i Manchester City-t nga UEFA për thyerjen e rregullave të Fair Play-t Financiar ka lënë disa në pikëpyetje për të ardhmen e Guardiola si trajner, por ai ka premtuar se do të qëndrojë te Cityzens edhe sezonin e ardhshëm.

Guardiola pati sukses të pakrahasueshëm pasi u emërua nga Laporta në krye të Barcelonës, ​​duke fituar tre tituj të La Ligas radhazi dhe duke ngritur trofeun e Champions League si në 2009 ashtu edhe në 2011.

“Do të isha shumë i kënaqur nëse do të kisha Pepin përsëri, por ai është te City tani dhe është një vendim që do t’i përkasë atij. Ai është një pikë referimi për të gjithë ata që janë të lidhur me Barcelonën dhe unë mendoj se shumë tifozë do të entuziazmoheshin nëse ai do të kthehej në klub. Unë po punoj për kandidaturën time. Kam qenë president i klubit më parë dhe do të doja të merrja përsëri atë rol. Situata te Barça vitin e ardhshëm do të jetë dramatike dhe ne do të duhet t’i kthejmë gjërat si më parë.”

Laporta ka përmendur edhe mundësinë e afrimit të ish-mesfushorit të Barcelonës, Xavi, i cili aktualisht është në krye të Al Sadd në Katar.

“Xavi tashmë është trajner dhe ai do të vendosë kur është koha e duhur që ai të jetë trajneri i Barçës. Trajnimi i shokëve të ekipit me të cilët ai ka luajtur nuk mund të jetë i lehtë. Ai e di kur është koha e duhur.”

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency