La Liga

Laporta: I detyrohemi moralisht Messit, por s’komentoj më tej

Emri i Leo Messit u përmend sërish edhe gjatë konferencës për shtypin organizuar për prezantimin e Jules Koundé te Barcelona. Presidenti Joan Laporta u pyet për deklaratat e tij të fundit në Shtetet e Bashkuara në lidhje me dëshirën e tij për të kthyer në “Camp Nou
sulmuesin argjentinas pasi t’i përfundojë kontrata me PSG-në.

“Nuk do ta komentoj, sepse Leo është lojtar i PSG-së. Më pyetën për këtë në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë televizionin e Amerikës Latine, dhe ne ishim në një pozicion të relaksuar. I kemi një borxh moral Leos”, – deklaroi Laporta, duke e mbyllur këtë argument me një “të shohim” enigmatike, pa i mbyllur derën rikthimit të mundshëm të futbollistit legjendar.

Vetëm pak ditë më parë, më 24 korrik, Laporta ishte shumë më konkret për këtë hipotezë, teksa në një deklaratë për ESPN theksoi: “Shpresoj dhe uroj që kapitulli i Messit te Barça të mos ketë përfunduar. Është përgjegjësia jonë të sigurojmë që ky kapitull që është ende i hapur, që nuk është mbyllur, të ketë një moment në të cilin mund të bëhet ashtu siç duhet të ishte bërë.”

Laporta pranoi se “moralisht, si president i Barçës, bëra atë që duhej të bëja, por edhe si president i Barçës dhe në nivel personal mendoj se i detyrohem atij”.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency