Barçelona duhet të bëjë gjithçka për të fituar kampionatin. Ky është mesazhi që presidenti Joan Laporta ka dashur ta bëjë të qartë për mediet në festën tradicionale para Krishtlindjes. Një mesazh që shkon në të njëjtën linjë me atë që tha Xavi Hernandez në Barça TV.
Për Laportën, fitorja e kampionatit do të shërbente për të dërguar një mesazh.
“Objektivi prioritar është La Liga. Dhoma e zhveshjes, me Xavi në krye, është e qartë për këtë. Ne duam të fitojmë La Ligan për të treguar se procesi i rimëkëmbjes së klubit është në rrugën e duhur,” – shpjegoi presidenti i Barcelonës.
Në fjalën e tij Laporta ceku dy momente historike: njëri prej tyre, vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për Superligën.
“Ajo që thotë Luksemburgu në lidhje me Superligën do të jetë shumë e rëndësishme për sa i përket futbollit evropian. Ne duam të përmirësojmë konkurrencën dhe të kemi një reformë në modelin e qeverisjes. Siç ishte vendimi “Bosman” për lojtarët, ky do të jetë për klubet. Do të ketë një zgjidhje në pranverë.”
Laporta kujtoi se para përfundimit të sezonit do të shpallet kompania fituese që do të rimodelojë stadiumin mitik “Camp Nou”.
