Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Laporta i zhgënjyer me Dembele, Traore: Barça shtëpia ime, çfarë më kërkoi Xavi

Barcelona e mbylli merkaton e dimrit me afrimin e Pierre-Emerick Aubameyang dhe Adama Traore. Presidenti i klubit katalanas, Joan Laporta është ndalur tek Ousmane Dembele gjatë prezantimit të Traore, duke mos fshehur zhgënjimin për mos arritjen e akordit të rinovimit.

Çfarë do të ndodhë me lojtarin do të vendoset nga trajneri që punon për të tashmen dhe të ardhmen. Për fat të keq, agjentët e Dembele nuk e kanë pranuar ofertën tonë, ndoshta sepse tashmë ka një klub tjetër pas nesh.

Lojtari ka një kontratë, është në dispozicion dhe Xavi do të vendosë nëse do ta përdorë apo jo, por ai i di rrethanat dhe është po aq i befasuar sa ne nga mungesa e rinovimit. Dembele na ka zhgënjyer”.

Adama Traore erdhi në huazim me të drejtë blerje për shumën e 30 milionë eurove nga Wolves. Sulmuesi i djathtë rikthehet në këtë mënyrë në klubin ku u rrit. “Jam këtu për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivat e klubit.

Trajneri më ka kërkuar të shpreh talentin tim dhe të shënoj gola. ‘Camp Nou’ ka qenë gjithmonë shtëpia ime, por ndonjëherë duhet të bësh një xhiro të gjatë përpara se të rikthehesh. Sot jam më i fortë dhe kam më shumë përvojë.

Xavi? Ai është një legjendë, një pikë referimi për të gjithë. Vite më parë më dha disa këshilla se çfarë duhet të bëja për të shkuar në ekipin e parë dhe më pas më ndihmoi shumë në fillim. Kënaqësi që e rigjej këtu”.

Barcelona ka publikuar 32 lojtarët që do të mund të luajnë në ndeshjet e Europa League. Në listë janë përfshirë Ferran Torres, Adama Traore dhe Aubameyang, ndërsa Dani Alves është i përjashtuar. Barcelona do të përballet me Napolin në raundin e 1/8-ve.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...