Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Laporta konfirmon nënshkrimin me djalin e legjendës, ndërsa talenti meksikan vjen në verë

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, konfirmoi këtë të enjte nënshkrimin e kontratës me djalin e Ronaldinhos, João Assis, 18 vjeç, për të përforcuar ekipin e të rinjve. Lajmin e ka dhënë vetë Ronaldinho. “Po, ne duam që djali i Ronaldinhos të vazhdojë karrierën këtu, do t’i japim një kontratë, jemi të kënaqur dhe na pëlqen të ruajmë këtë marrëdhënie me Ronaldinhon. Presioni mbi fëmijën është i madh, sepse Ronaldinho ishte një nga më të mirët në histori, por është në dorën e trajnerëve tanë që ai të zhvillojë aftësitë e tij”, tha Laporta, i cili dha një konferencë për shtyp për situatën financiare të klubit.

Nga merkato dimërore dështoi transferimi i të riut meksikan, Julián Araújo, lojtar i LA Galaxy. Për 18 sekonda kontrata e tij nuk u finalizua dhe FIFA nuk e konfirmoi transferimin. Por Barcelona nuk dorëzohet.

Drejtori i futbollit Mateu Alemany theksoi se do të ketë rekurs në TAS që Barcelona ta marrë djaloshin në verë:

“Ne e kemi ndjekur Julián Araujon për një kohë të gjatë. Sa i përket regjistrimit… Nga këndvështrimi ynë ka pasur një dështim në sistemin e FIFA-s, një dokument është refuzuar, sepse ishte shumë i rëndë. Gjithsesi, ai po vinte në ekipin e dytë.

Kishte konfuzion, sepse mendohej se do të vinte në ekipin e parë. Ai është një futbollist tek i cili mbështetemi dhe po shqyrtohen të gjitha zgjidhjet: së pari nëpërmjet një apeli, që do të bëhet në TAS për regjistrimin, i cili besojmë se është bërë në kohë; së dyti, nëse ai nuk pranohet për shkak të asaj vonese prej 18 sekondash, ai do të jetë në gjendje të luajë për një ekip tjetër këto pesë muaj deri në fund të sezonit, më pas t’i bashkohet Barçës”, – tha Alemany.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...