Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Laporta: Messi në Arabi? Barça shtëpia e tij

Joan Laporta, president i Barçës, foli mëngjesin e sotëm, pak orë pasi Barça ishte shpallur kampione për shumë çështje që i përkasin së tashmes dhe së ardhmes.

Triumfi në LaLiga: “Ne duam më shumë, duam që të jetë fillimi i një faze të gjatë me trofe. Lojtarët, Xavi, stafi, punëtorët e klubit, anëtarët e tjerë të bordit. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të pasur një ekip më konkurrues”.

Rinovimi Xavi: “Nuk do të ketë asnjë problem. Ai është një njeri i klubit. Ai i kupton në mënyrë të përkryer rrethanat dhe meriton mirënjohjen e klubit. Xavi e kishte të qartë se donte të bëhej trajner i Barçës. Ndoshta më shumë se unë”.

Sherri në derbi: “Reagimi i lojtarëve dhe stafit është normal. Gjithmonë është festuar kështu. Në përgjithësi publiku ishte korrekt. Është një incident i izoluar.”

Lexo edhe: 

Messi: “Leo është ende në Paris, po kalon situata jo të këndshme. Nuk do të doja ta shqetësoja tani. Ne do të përpiqemi të përmirësojmë ekipin në të gjitha linjat. Kam folur me Messin, ne e kemi rikuperuar marrëdhënien.

Messi e do Barçën, ai ndjen se ky klub është shtëpia e tij. Arabia? Barça është Barça. Në Arabi ata po bëjnë një punë të mirë, po investojnë, por unë insistoj, Barça është shtëpia e tij”.

Lajme të tjera

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...

Kategoria Superiore

Ngjarje e rëndë dhe shumë e shëmtuar në përfundim të sfidës Tirana – Bylis 2-2, e luajtur në Rrogozhinë. Pas vërshëllimë së trefishtë për...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...