Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Laporta përgatit rikthimin te Barça: Dua të rikthej sigurinë ekonomike

Organika drejtuese e Barcelonës nuk po kalon ditë të qeta, teksa 6 anëtarë të bordit këshillues kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa ka shpërthyer edhe një skandal abuzimi ekonomik, që po godet ndjeshëm reputacionin e Josep Bartomeut në prag të zgjedhjeve për president, të planifikuara për vitin e ardhshëm.

Në këtë situatë, ish presidenti i katalanëve, Joan Laporta ka zbuluar se dëshiron të kandidojë për t’u rikthyer në drejtimin e “blaugranave” dhe se po përgatit platformën e re drejtuese për klubin, bashkë me një grup njerëzish që njohin mirë ambientin te Barcelona.

“Jam duke grumbulluar njerëz të besuar, për të ndërtuar një plan të studiuar mirë, që do të rikthejë normalitetin ekonomik te Barcelona. Dëshiroj të kandidoj për një mandate presidencial dhe po e mendoj seriozisht, por brenda këtij viti do të vendos zyrtarisht. Unë mendoj se janë të gjithë mundësitë për të rikthyer stabilitetin ekonomik në skuadër, por për këtë ka nevojë për një projekt konkret dhe një menaxhim profesional”, deklaroi Laporta.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...