Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Largimi drejt Barcelonës? Kahn, për Leëandoëskin: Kontrata mbaron pas një viti, jo tani

Çështja e Robert Lewandowskit është kthyer në një problem shqetësues te Bayern Munich dhe me lajmet që çdo ditë e më shumë po “e dërgojnë” polakun te Barcelona, drejtori ekzekutiv i klubit, njëkohësisht legjendë e portës së bavarezëve, Oliver Kahn ka folur për sulmuesin.

Ndërsa ka folur për “Sport 1”, Kahn theksoi se lojtarët e mëdhenj gjithmonë duan të provojnë të tregojnë veten në sfida të reja, por ai shtoi se Lewandowski duhet të qëndrojë te Bayern dhe më tej ai i rikujtoi sulmuesit që është ende nën kontratë edhe për një vit tjetër me kampionët në fuqi të Gjermanisë.

“Lojtarët më të mirë mendojnë se po provojnë diçka tjetër dhe duhet kohë për t’i bindur ata. Lewandowski ka një kontratë me ne. për momentin në jemi në kontakt me të dhe duam që ai të qëndrojë në Bayern sa më gjatë që të jetë e mundur.”-theksoi ish-portieri.

Ndërsa vetëm ditën e djeshme gruaja e polakut, Anna shtoi më shumë lajmet se sulmuesi do të kalojë te Barcelona, pasi hodhi një video në rrjetet sociale ku tha se kishte filluar të mësonte spanjisht.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...