Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Largimi i Bakajt, Kukësi me sytë nga Guri

Dy anët e një medaljeje, me Elis Bakajn që ikën Kukësi humbet një sulmues me eksperiencë, lojtar me inteligjencë taktike, teknikë të padiskutueshme e vrastar në goditjet e dënimit, por ndërkohë largimi i kreygolashënuesit mund të shërbeje si motivim ekstra për të tjerë futbollistë për të bërë hopin e madh në aspektin personal në këtë sezon. Zbulimi për sa i përket sulmit është padyshim Sindrit Guri, në kuotën e 8 finalizimeve në kampionat, ka shpërthyer veçanërisht në këtë 2018 ku ka shënuar 5 gola në 6 ndeshjet e fundit, duke përfshirë dhe finalizimin në Kupë përballë Tiranës që i dha skuadrës së Pakult biletën e gjysmëfinaleve. Me largimin e Bakajt, pesha kryesore e sulmit tani bie më tepër mbi 24-vjeçarin shkodran që blindon vendin e titullarit me shpresën për të vijuar me ritmin e gjetur në javët e fundit. Për Gurin ky është sezoni i konfirmimit në elitën e bomberave shqiptarë. Por nëse sulmuesi formonte një dyshe mjaft efikase me Bakajn në fushë pa u cënuar nga roli që zinte ish futbollisti i Tiranës, Dinamos e Partizanit, më i kuotuari për të zënë pozicionin e Bakajt për sa i përket karakteristikave teknike duket Donjet Shkodra. Mesfushor me tipare sulmues, aftësi të padiskutueshme taktike, prishtinaliu nëse Pakult nuk ndërron skemë duket ideali për të bërë rolin e Bakajt pas Gurit në sulmin e verilindorëve. Talenti i 28 vjecarit nuk diskutohet, por megjithatë Shkodra nuk ka arritur të ketë impaktin që pritej për aftësitë e tij as te Flamurtari vitin e kaluar e po ashtu dhe te Skënderbeu në gjysmën e parë të sezonit aktual. Me largimin e Bakajt, pritet të jetë më pranë portës duke patur njëkohësisht edhe më shumë shanse për tu bërë një titullar fiks i Kukësit, në një farë mënyre edhe për Shkodrën kjo duhet të jetë një sfidë personale për të bërë më në fund shpërthimin që të gjithë presin prej tij,  e natyrisht edhe fatin e Kukësit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...