Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Largimi i Bale nga Reali çështje kohe, nuk grumbullohet nga Zidane

Gareth Bale i ka ditët të numëruara te Real Madridi. Sulmuesi uellsian nuk është grumbulluar për takimin e radhës në La Liga me Real Sociedadin në transfertë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në takimin e javës së kaluar me Villarrealin.

Mediet spanjolle kanë shkruar Bale dëshiron të qëndrojë në klub sezonin e ardhshëm, por “AS” shtoi se Zidane është i vendosur ta largojë, pasi dëshiron të rifreskojë skuadrën me elementë të rinj.

Ish-lojtari i Tottenhamit ka edhe tre vjet kontratë me “Los Blancos”, por fakti që klubi mbretëror dëshiron ta largojë me çdo kusht do të thotë se pretenduesit e mundshëm mund t’i sigurojnë shërbimet e futbollistit për një çmim të lirë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...