Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Largimi i Cavanit i sigurt, United “hedh grepat” për sulmuesin e klasit botëror

Harry Kane është prioriteti kryesor i Manchester United në merkaton e verës. Sulmuesi anglez ka përfunduar tashmë në orbitën e “Djajve të Kuq”, që kërkojnë shërbimet e një golashënuesi të mirëfilltë, me largimin e Edinson Cavanit thuajse të sigurt në përfundim të sezonit.

Sipas ‘The Sun’, ish-shefi ekzektiv i Manchester United, Ed Woodward, e kishte pjesë të planeve të tij kapitenin e kombëtares së ‘Tre Luanëve’ në edicionin e kaluar, por transferimi i Jadon Sancho për 73 milionë paund limitoi buxhetin e merkatos verore. Ndërkohë, 20 herë kampionët kanë rizgjuar interesin e tyre dhe kësaj radhe nuk kanë asgjë për të humbur.

Ofensiva e United shpeshherë nuk ka qenë në lartësinë e duhur në këtë sezon, me peshën e sulmit që është përballuar në jo pak raste nga Cristiano Ronaldo, i cili i jep siguri skuadrës me eksperiencën e jashtëzakonshme si dhe me cilësitë për të zgjidhur i vetëm fatet e një ndeshje.

Por, nga ana tjetër portugezi mbushi 37 vjeç në Shkurt të këtij viti, që konsiderohet një penalitet për të nga ana fizike dhe një tregues se 5-herë fituesi i Topit të Artë nuk mund të jetë gjatë gjithë kohës në formacionin titullar.

Si rrjedhojë, përgjegjësia e sulmit duhet të ndahet me një nga lojtarët më të spikatur në Evrope përgjatë viteve të fundit që i ka edhe shifrat në favorin e tij.  28 vjeçari ka shënuar plot 178 herë për fanellën e Spurs, madje duke koleksionuar edhe 3 herë ‘Këpucën e Artë’ si golashënuesi më i mirë Premier League.

Harry Kane gëzon respekt të gjerë edhe nga mediat britanike që e admirojnë bomberin jo vetëm për kualitetet në fushë por edhe për lidershipin, një cilësi që e dëshmoi më së miri me përfaqësuesen e Anglisë në ‘Euro 2020’, ku i udhëhoqi drejt finales.

Gara për të siguruar firmën e Harry Kane në merkaton e verës pritet të ndizet maksimalisht pasi në lojë do të futet edhe Manchester City që gjithashtu kërkon të përforcojë repartin ofensiv.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...