Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Largimi i Mitchell, Olympiacos i beson skuadrën trajnerit që ka punuar me emra si Drogba e Ribery

Zhvillimet në Olympiakos janë shumë të shpejta. Vetëm pak pas mbarimit të ndeshjes me Aris që u mbyll me barazimin 2-2 në shtëpi, Mitchell dha dorëheqjen nga pankina e Olympiakos.

Këtë lajm e dha vetë klubi grek përmes konferencës për mediet menjëherë pas ndeshjes: “Z. Mitchell na informoi për vendimin e tij për t’u larguar menjëherë nga klubi. Z. Mitchell erdhi në një moment të vështirë për klubin dhe u përpoq të ndihmonte. Ne i urojmë vetëm suksese në të ardhmen.”

Lexo edhe:

Ndërkohë vetë trajneri u shpreh: “Kam njoftuar drejtuesit e klubit për vendimin tim për dorëheqje. Mendoj se ky është momenti më i mirë për skuadrën. Falenderoj të gjithë klubin për bashkëpunimin, gjithë këta muaj intensive. Largohem si mik dhe uroj që skuadra të arrijë të gjitha objektivat e saj”.

Trajneri spanjoll, në mandatin e tij të dytë te “bardhekuqtë”, nuk arriti të përfundonte sezonin, pasi qëndroi vetëm disa muaj aty.

Ndërkohë menjëherë pas largimit të Mitchell, Olympiacos ka vendosur Jose Anigo si trajner të përkohshëm.

Francezi ka bërë emër me Marseille, ku fillimisht punoi si ndihmës trajner, duke drejtuar lojtarë si Samir Nasri, Seydou Keita, Mathieu Flamini, Andre dhe Jordan Ayeë.

Më pas si trajner i ekipit të parë i udhëhoqi në vitin 2004 deri në finalen e Kupës UEFA. Ndër të tjera francezi ka punuar edhe me lojtarë si Drogba, Ribery, Valbuena, Ben Arfa, Bartez dhe Mandada.

Ai ka drejtuar disa skuadra si trajner i parë, ndërsa në tetor 2019 ka marrë drejtimin e skautingut për Nottingham Forest.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...