Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Largimi i Onanas nga Kameruni, rrëfimi i bujshëm: E përzuri Eto’o, të gjithë ndihen të ‘mbytur’ nga ai!

Në orët kur përcaktohet e ardhmja e Andre Onana, i destinuar për të kaluar nga Inter te Manchester United, del në skenë një prapaskenë interesante në lidhje me raportin e trazuar mes portierit dhe kombëtares së Kamerunit. Detaje sensacionale, të cilat i bën të ditura Henry Njalla Quan, ish-drejtues i Federatës kamerunase të futbollit.

Versioni i tij është i qartë, ai që shkaktoi largimin e bujshëm të Onana nga grumbullimi i Kamerunit gjatë Botërorit në Katar, ishte Samuel Eto’o, presidenti i Federatës.

Një sulm i vërtetë ai i Njalla, në drejtim të ish futbollistit të Inter pasi u shpreh:

“Grumbullimi i Onana në kombëtare ka qenë i varur prej Eto’o. Kur e pyeta formalisht në lidhje me të ardhmen e portierit tonë në kombëtare mu përgjigj që karriera e djaloshit kishte përfunduar”.

Lexo edhe: 

Duke i qëndruar këtij versioni problemi nuk ka qenë ai i portierit me trajnerin Rigobert Song, por gjithcka është shkaktuar nga Eto’o një figurë mbytëse sipas Njalla që vazhdon:

“Yjet e kombëtares ndihen të mbytur nga dikush që ishte një yll kur ishte një futbollist. Ishte një yll kur luante futboll dhe do të qëndrojë një yll edhe si drejtues. Është prezent në cdo mbledhje, në cdo seancë stërvitore, edhe trajneri ndihet i mbytur nga prania e kudondodhur e Eto’o”.

Rrëfimi i Njalla shkon edhe më në thellësi të problemit me akuza të rënda ndaj ish sulmuesit.

“Eto’o i ka paguar një milionë franga një drejtuesi futbolli për të më kontrolluar, dhe ky person nisi të kërcënojë familjen time. Kontaktova autoritetet që garantuan sigurinë dhe paprekshmërinë time”.

Akuzat e Njalla dhe versioni i tij mund të afrojnë sërish Onanan me trajnerin Song dhe kombëtaren e Kamerunit, edhe pse fluturimi për tu rikthyer në shtëpi në këtë rast do të nisë nga Manchesteri.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Bundesliga

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!...