IPKO Superliga

Largimi i papritur nga Prishtina, Dallku tregon arsyet!

Largimi i Armend Dallkut nga stoli i Prishtinës erdhi si një rrufe në qiell të hapur në të gjithë ambeintin sportiv në Kosovë. Shkak për këtë shkarkim nga detyra të ish-mbrojtësit të kombëtares shqiptare, vetëm pak ditë para fillimit të sezonit të ri u bënë mosmarrëveshjet që Dallku kishte me drejtuesit e klubit në lidhje me merkaton, ku trajneri kërkonte edhe dy përforcime të tjera për të synuar titullin, ndërsa për drejtuesit me afrimet që ka bërë Prishtina në këtë sezon, titulli është mëse i arritshëm. Vendin e Dallkut me shumë gjasa do ta marrë Zekerija Ramadani i cili ka fituar 3 tituj kampion në Kosovë, një me Trepça ’89 dhe 2 me Feronikelin. Ndërkohë në një intervistë për mediat kosovare Dallgu ka shpjeguar arsyet e lamtumirës  nga Prishtina.

LARGIMI- “Po është e vërtetë që jemi ndarë sot (dje). Përfaqësuesit e aksionarit Rrahman Haradini më kanë komunikuar vendimin se nuk jam më trajner i Prishtinës. Njësoj kanë vepruar edhe me përgatitësin fizik, Artan Luzi, ndërsa trajnerët e tjerë do të vazhdojnë me klubin”.

SHKAKU I LARGIMIT- “Arsyeja ka të bëjë me përforcimet në skuadër, për të cilat nuk jemi pajtuar me kryesinë e klubit. Kryesia ka kërkuar që me këto përforcime që i kemi bërë t’iu garantoj titullin, ndërsa unë kam kërkuar që të marrim edhe një mbrojtës dhe një sulmues, marrë parasysh largimet e shumta që u bënë, për çka ata nuk janë pajtuar. Të dy këta lojtarë janë të huaj dhe ishin të gatshëm të na bashkohen. Titullin kam dashur ta fitoj dhe jo të ma fitojnë”.

MERKATO- “Sulmuesi Alban Shillova në dy javët e fundit ishte i lënduar dhe nuk pritet të kthehet edhe dy javë, prandaj kishim nevojë edhe për një sulmues. Lojtarët që kanë ardhur kanë cilësi, disa janë të rinj. Më vjen keq që nuk na ra për të punuar shumë”.

ZGJIDHJA E KONTRATËS- “Me klubin kam kontratë deri në fund të vitit dhe do të ulemi për ta zgjidhur. I falënderoj të gjithë për bashkëpunimin, veçanërisht lojtarët. Shpesh herë e kemi rrezikuar edhe buxhetin e familjes vetëm e vetëm që të bëjmë maksimumin për Prishtinën. U pafshim për të mirë”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency