Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Largimi i Suarez, Messi “sulmon” drejtuesit e Barcelonës!

Lionel Messi shfryn duke nxjerrë vrerë ndaj Barcelonës. Edhe pse vendosi të qëndrojë te klubi blaugrana deri në fund të këtij sezoni kur i përfundon edhe kontrata me Barçën raportet mes yllit argjentinas dhe drejtuesve të klubit janë tensionuar akoma edhe më shumë sidomos pas vendimeve të fundit që ka marrë presidenti Josep Maria Bartomeu duke larguar nga skuadra dy nga miqtë më të afërt të Messit, mesfushorin kilian Arturo Vidal dhe sulmuesin uruguian Luis Suarez. Largimi i “El Pistoleros” nuk i ka pëlqyer aspak 6-herë fituesit të Topit të Artë i cili në një postim që ka bërë në Instagram ku ka publikuar disa foto të tijat me Luis Suarez me një mesazh lamtumire për sulmuesin uruguian, mesazh në të cilin argjentinasi nuk ka qëndruar pa thumbuar klubin blaugrana.

“Sot po hyja në dhomën e zhveshjeve, por fotoja jote nuk ishte më. Do të jetë e vështirë tashmë që ti je larguar, si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Janë shumë vite që kemi kaluar bashkë, dreka, darka që do të më mungojnë. Shumë gjëra që nuk do të harrohen kurrë, pasi ne kalonim pothuajse çdo ditë së bashku.Do të jetë e çuditshme të të shikoj me një fanellë tjetër dhe aq më shumë të luaj përballë teje si kundërshtar. Ti je një nga lojtarët më të rëndësishëm të këtij klubi dhe ke shkruar historinë këtu. Ke arritur gjëra të rëndësishme si në grup ashtu edhe në aspektin individual. Nuk e meritoje të dëbohesh siç ndodhi, por nuk jam aspak i habitur me ta. Të uroj gjithë të mirat në këtë sfidë të re si dhe të dua shumë. Shihemi së shpejti miku im,” shkruan Messi përkrah fotove.

Suarez u transferua zyrtarisht te Atletico Madrid dhe tashmë në fushën e lojës do të jetë një rival për Lionel Messin.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...