Futboll

Largimi i Valon Behramit shkakton “tërmet” në Zvicër

Largimi i Valon Behramit nga përfaqësuesja helvete ka shkaktuar “tërmet” në Zvicër. Tërheqja e një 33-vjeçari mund të jetë krejt normale, por kur ai detyrohet, edhe pse ishte ndër më të mirët e skuadrës së tij në “Rusi 2018”, atëherë ka diçka që nuk shkon.

Shqiptari, i natyralizuar si zvicëran, ka akuzuar drejtpërdrejt trajnerin Vladimir Petkovic, duke e kosideruar vendimin e tij për ta përjashtuar nga përfaqësuesja si politik.

“Përjashtimi im ishte një vendim politik i marrë nga persona që nuk ia kanë idenë futbollit dhe nuk kanë luajtur asnjëherë në jetën e tyre. Mendoja se telefonata e trajnerit do të ishte kortezie dhe jo për të më treguar derën.”

Kjo krisje e madhe ka kapur të papërgatitur edhe drejtuesit e Federatës së Zvicërane të Futbollit, që tashmë duhet të tregojnë autoritetin e tyre që skuadra të mos shkojë drejt shpërbërjes. Petkovic është “shfajësuar” në media duke u shprehur se vendimi i tij ka lidhje vetëm me aspektin sportiv.

Sipas asaj që shpjegojnë mediet zvicerane, zgjedhja e trajnerit është pjesë e një plani për rinovimin e kombëtares, që mund të nxjerrë “jashtë loje” edhe senatorë të tjerë të Zvicrës, si Johan Djourou, Gelson Ferndandes dhe Stephan Lichtsteiner, të cilëve në fakt nuk iu është komunikuar asgjë deri më tani.

Ndërkohë, ka edhe zëra që thonë se Behrami është përjashtuar nga kombëtarja për shkak të peshës në rritje të tij në dhomat e zhveshjes, duke u bërë sipas tyre, një pengesë e madhe për Petkovicin. Fakt mbetet se mesfushori e mbyll eksperiencën e tij me kombëtaren e Zvicrës pasi ka marrë pjesë në 4 Botërorë, një rekord ky për një “zviceran”, duke luajtur në 83 ndeshje dhe duke shënuar dy gola.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency