Largimi i Gabri Veigas drejt futbollit arab tek Al Ahli po shkakton habi të madhe në opinionin sportiv.
Spanjolli konsiderohej një nga “yjet” e së ardhmes në Kontinentin e Vjetër. Ai ishte shumë pranë kalimit te Napoli, kampion i freskët i Serisë A të fundit, po menaxheri dhe lojtari vendosën të zgjidhnin paratë saudite.
Në moshën 21-vjeçare, ai është një nga të rinjtë e parë premtues që ka marrë rrugën për në Arabi. Dhe është një lojtar i madh i Realit të Madridit që quan “turp” këtë lëvizje.
Kroos ka nuk hezituar të komentojë me faqen e gazetarit italian, Fabrizio Romano, ku shfaqej lajmi për largimin e Veigas drejt Arabisë.
Toni Kroos ka qenë kundër organizimit të Kupës së Botës në Katar, deri në pikën që u tërhoq nga ekipi gjerman më parë, megjithëse përmendi arsye të tjera bindëse:
“Unë jam plotësisht kundër që Kupa e Botës të luhet në Katar. Zgjedhja e atij vendi është gabim i madh.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Ndeshja e parë pa gol me Inter Miamin, Messi dhuron dy asist në përmbysjen e madhe
- Ekskluzive/ Ballkani godet në merkato, firmos me ish-kapitenin e Tiranës
- 30 milionë euro në vit, Mancini nuk humbet kohë dhe nis aventurën e re
- Skuadrat e Superiores humbasin terren ndaj atyre kosovare, “dardanët” e nisin nga Europa League dhe turi i dytë
Lojtari gjerman kritikoi në atë kohë kushtet e punës së punëtorëve:
“Emigrantët janë të nënshtruar, punojnë pa u lodhur në vapë 50 gradë, vuajnë nga ushqimi i pamjaftueshëm, pa ujë të pijshëm dhe në temperatura të çmendura”.
Përveç kësaj, ai foli për mungesën e të drejtave në vendin arab:
“Kushtet e punës janë një gjë, por ka edhe një pikë apo një tjetër, do të them, ka ende, për shembull, që homoseksualiteti në Katar është vepër penale dhe ndiqet penalisht”.
