Angli

Largimi nga Chelsea?/ “Nuk do lejoj asnjë të flasë në emrin tim”, Lukaku sulmon agjentin e tij

Pas qarkullimit të lajmeve se ai do të largohej nga Chelsea këtë verë, Romelo Lukaku ka theksuar se ai është i vetmi që do të vendosë për të ardhmen e tij.

Agjenti i sulmuesit, Federico Pastorello, në një intervistë për “La Repubblica” la të kuptohej se me shumë mundësi belgu do të largohej nga “Stamford Bridge” në verë.

Megjithatë, vetë Lukaku ka thënë se askush tjetër nuk ka të drejtë të flasë në emër të tij dhe shtoi se ai është i fokusuar vetëm te ndeshjet e Chelsea-t.

“Kurrë nuk do të lejoj dikë të flasë për mua. E mbajta gojën mbyllur dhe u fokusova për të ndihmuar ekipin për ta mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshëm. Pra nëse dikush përpiqet të thotë diçka për mua apo për klubin, të mos e bëj në emrin tim.”-tha sulmuesi në një reagim në rrjetet sociale.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency