Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Largimi nga Juventusi, Roma, biseda me Mourinhon dhe Katar 2022: Paulo Dybala “hap kartat”

Paulo Dybala i dha fund aventurës 7-vjeçare me Juventusin në muajin korrik, por jo asaj në Itali. Lojtari argjentinas u transferua te Roma, duke ndezur atmosferën në pjesën verdhekuqe të kryeqytetit italian, aty ku ka rigjetur pasionin dhe golat.

Te Roma jam rikthyer të jem përsëri protagonist. Vitet e fundit te Juventusi nuk kanë qenë të lehta, ndryshimi më ka bërë shumë mirë. Mourinho më telefonoi dhe m’u deshën pak minuta për të vendosur për të ardhmen time”.

Në një prononcim për TycSports nga grumbullimi me kombëtaren e Argjentinës, “La Joya”, autor i katër golave dhe dy asisteve me Romën deri në këto momente, zbulon se pse nuk rinovoi me Juven dhe u largua nga Torino si futbollist i lirë.

Ishte e papritur të mbetja pa kontratë, sepse ekzistonte një akord në lidhje me rinovimin, por më pas gjërat ndryshuan nga ana e klubit dhe trajnerit. Ata kishin në mendje një projekt të ri”, deklaron lojtari ofensiv, i cili e lidh qëndrimin në Itali edhe me Botërorin Katar 2022.

Kam luajtur për Juventusin për shumë vite dhe ishte e vështirë të shkoja në një klub tjetër në Itali. E njoh kampionatin, luaj në Serie A prej shumë vitesh dhe e dija se nuk do vuaja sa i përket përshtatjes. Sot jam këtu, me iluzionin e pjesëmarrjes në Kupën e Botës.

Sa herë afrohet Botërori shtohet dëshira për t’u bërë pjesë e Kombëtares, nuk doja të mungoja. Të gjithë punojmë fort për të shkuar në Katar, por është trajneri ai që do të bëjë listën. Unë nuk ndryshoj, jam gjithçka për klubin tim në mënyrë që trajneri të më shohë dhe të më besojë”, deklaroi Dybala.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...