Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Largimi nga Kukësi, Longo: Ishte një vit fantastik, suksese skuadrës

Kukësi dhe trajneri Diego Longo kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre dhe pasi bërjes publike të këtij lajmi nga ana e klubit, ka ardhur edhe reagimi i italianit.

Në një postim në rrjetet sociale, Longo falenderon skuadrën dhe stafin për sezonin e kaluar bashkë dhe u uron suksese në vazhdim.

“Dua të njoftoj se kam rënë dakord me FK Kukësi për të ndërprerë përvojën tonë së bashku. Dua të falenderoj lojtarët dhe stafin për vitin fantastik dhe aventurat e shumta të kaluara së bashku dhe t’u uroj gjithë të mirat në Shqipëri dhe në Conference League”-shkruan Longo.

Diego Longo mori drejtimin e skuadrës së Kukësit në fillim të sezonit 2021-2022 dhe e mbylli këtë kampionat në vend të katërt me 55 pikë, duke pasur ende të pasigurt një vend në garat e Europës, që do të përcaktohet pas finales së Kupës së Shqipërisë.

Nëse fitues në Kupë do të dalë Laçi atëherë Kukëis do të fitojë një vend në Europë, por nëse fiton Vllaznia verilindorët do të mbeten jashtë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...