Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Largohemi me kokën lart”, trajneri e mbyll me “Djajtë” pas 6 vitesh

Roberto Martinez e ka përjetuar keq eliminimin nga Kupa e Botës Katar 2022 dhe ka dhënë dorëheqjen pas barazimit 0-0 ndaj Kroacisë, rezultat që kualifikoi nënkampionët e botës në raundin e 1/8-ve.

Trajneri spanjoll, i cili drejton “Djajtë e Kuq” prej gushtit të vitit 2016, lajmëroi largimin nga drejtimi i Belgjikës në prononcimin pas ndeshjes. “Kjo ishte ndeshja ime e fundit si trajner i Kombëtares. I dhashë lamtumirën lojtarëve dhe stafit.

Sot ne ishim përsëri vetvetja, por nuk është kurrë e lehtë të fitosh një ndeshje në një Kupë Bote. Ndeshjen e parë kundër Kanadasë ne e fituam, por nuk ishim vetvetja. Më pas humbëm me meritë ndeshjen e dytë kundër Marokut. Nuk ishim gati për atë sfidë.

Sot krijuam shumë raste, por nuk shënuam dot. Nuk kam pengje, largohemi nga Kupa e Botës me kokën lart”, deklaroi Roberto Martinez, i cili nuk arriti të fitonte dot asnjë trofe të rëndësishëm, edhe pse kishte prej vitesh një brez të shkëlqyer lojtarësh.

49-vjeçari bëhet trajneri i dytë që jep dorëheqjen në Katar 2022 pas argjentinasit Tata Martinos, i cili u largua nga Meksika pas dështimit për t’u kualifikuar në 16 Kombëtaret më të mira në Botëror.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...