Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Largohet 14 muaj para lojërave Olimpike presidentja e Komitetit Olimpik Francez

Brigitte Henriques, presidentja e Komitetit Olimpik Francez, dha dorëheqjen këtë të enjte, 14 muaj para Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Ish-zëvendëspresidentja e Federatës Franceze të Futbollit (FFF) ka dhënë dorëheqjen pas një viti e gjysmë të trazuar, të karakterizuar nga konflikte dhe rivalitete të brendshme me paraardhësin e saj, Denis Masseglia.

Sekretarja e përgjithshme, Astrid Guyart, do të jetë në krye të drejtimit të organizatës në mënyrë të përkohshme, deri në zgjedhjen e presidentit të ri (zgjedhjet do të mbahen në tre muajt e ardhshëm).

Lexo edhe:

Komitetit Olimpik Francez është përballur me një klimë tejet të paqëndrueshme, me më shumë se një vit e gjysmë krizë, mes kërcënimeve, denoncimeve dhe shkëmbimeve me email me median. Pika e thyerjes u arrit pasi Denis Masseglia ngriti një padi kundër Brigitte Henriques për shkelje të besimit.

Lajme të tjera

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...