Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Largohet nga Arabia, argjentinasi kthehet në ekipin e vendlindjes

Talenti i tij nuk është vënë kurrë në dyshim. Keqardhje për fizikun e tij të brishtë, që e ka bërë të humbë shumë ndeshje, por Ever Banega ka qenë gjithmonë një lojtar spektakolar dhe i dashur për tifozët.

Në moshën 35-vjeçare “El Tanguito” largohet nga Arabia Saudite dhe kthehet në shtëpi.

Siç është komunikuar zyrtarisht nga klubi, Banega ka nënshkruar me Newell’s Old Boys, skuadër e Rosarios, që është vendlindja e tij.

Një zgjedhje zemre ajo e Ever Banegas, i cili kthehet në Newell’s pas 10 vitesh nga hera e fundit që ka luajtur për këtë klub. Argjentinasi ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025.

Bëhet fjalë për një rikthim për ish-mesfushorin e Interit: në janar 2014 ai u largua nga Valencia, në formë huazimi, për t’u transferuar te Newell’s Old Boys.

Lexoni edhe:

Rikthimi i Banegas në Argjentinë shënon, duke përjashtuar skenarët e bujshëm, fundin e eksperiencës së tij në Evropë.

Mesfushori u largua nga futbolli evropian në vitin 2020, kur i tha lamtumirë Sevillas për të luajtur për Al-Shabab në Arabinë Saudite.

Ai luajti në ligën saudite për gati katër sezone, duke bërë 108 paraqitje dhe shënuar 22 gola në të gjitha garat. Ai mori edhe shiritin e kapiteni të kësaj skuadre. ​

 

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...