Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Largohet nga dera e pasme, ish-i i Realit e mbyll pas 4 muajsh e gjysmë me Sevillan

Përfundon pas më pak se pesë muajsh përvoja e ish-mesfushorit të Realit të Madridit, Isco, te Sevilla. Klubi andaluz do të njoftojë në orët në vazhdim prishjen e kontratës me lojtarin e lindur në Malaga.

Isco firmosi më 7 gusht me Sevillan, por historia e tij me këtë skuadër zgjati katër muaj e gjysmë. Gjithçka nisi keq me shkarkimin e Julen Lopeteguit, për të marrë një rrugë pa kthim me diskutimin e tij të zjarrtë me Monchin disa javë më parë. Tani është koha për të kërkuar një sfidë të re. Isco do të largohet nga Sevilla nga dera e pasme, pavarësisht se nënshkrimi i tij kishte ngjallur entuziazëm të madh te skuadra andaluze.

Megjithatë fantazisti spanjoll nuk pritet të qëndrojë gjatë pa ekip, pasi është futbollist i lirë dhe shumë klube, kryesisht në Serinë A, po nxitojnë t’i ofrojnë një kontratë. Edhe në Angli, Lopetegui do ta donte te Wolves, teksa këta të fundit janë gati të shfrytëzojnë rastin për ta marrë me parametra zero.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...