Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Largohet nga Flamurtari, Muarem prezantohet te Shkupi

Përfundon pas vetëm 6 muajsh aventura e shqiptarit nga Maqedonia Muarem Muarem te Flamurtari. Mesfushori me tipare sulmuese i cili ka një karrierë të pasur në arenën ndërkombëtare, është transferuar zyrtarisht te skuadra shqiptare e Shkupit në kampionatin maqedonas. 29-vjeçari rikthehet tashmë në Maqedoni pas eksperiencës me Rabotnickin klubin tek i cili nisi karrierën. 29-vjeçari Muarem Muarem konsiderohet një përforcim shumë i rëndësishëm për Shkupin që në këtë sezon do të marrë pjesë edhe kualifikueset e Europa League.  Në momentin e prezantimit me skuadrën e tij të re, ish lojtari i Qarabag deklaroi: “Ndihem i lumtur që pas 11 vitesh rikthehem në klubin e dashurisë dhe në lagjen ku jam rritur. Shpresoj të përshtatem shpejt me ekipin dhe të jap ndihmën time për projektet e klubit, tani që merr pjesë edhe në Europa League.” 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...