Sevilla do të drejtohet nga José Luis Mendilibar për pjesën e mbetur të sezonit. Këtë sapo e ka bërë të ditur klubi andaluzian në një deklaratë zyrtare.
Përvoja e fundit e trajnerit bask ishte te Alavés vitin e kaluar. Dhe në karrierën e tij, në më shumë se 15 vjet në, spikat puna e tij e madhe tek Eibari.
Lexo edhe:
- Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar që po shkëlqen në Superligën Turke
- Momente gazmore/ Sylvinho s’i kursehet Abrashit, “hakmerret” Cikalleshi (VIDEO)
- Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”, prezanton të dashurën e re (FOTO)
- Ancelotti joshet nga Brazili, Reali gjen pasuesin në shtëpi
Pavarësisht ofertave të tjera në treg, Sevilla ka vendosur për Mendilibarin, i cili pason në këtë detyrë argjentinasin Jorge Sampaoli. Mënyra e tij e të kuptuarit të futbollit pëlqehet te bardhekuqtë.
Epoka e Sampaolit ka lënë shumë lojtarë të zemëruar, që tani do të drejtohen nga një trajner me një metodë të qartë, pa qenë nevoja për t’i aktivizuar jashtë pozicioneve të tyre.
