Barcelona ka regjistruar një tjetër hap fals, këtë herë në transfertën ndaj modestëve të Las Palmasit, ku nuk ka marrë më shumë se një barazim 1-1. Me Coutinhon dhe Dembelenë në stol, Messi i dha avantazhin katalanëve, që në minutën e 21-të, duke dhënë idenë se çdo gjë do të jetë e lehtë për skuadrën e Valverdes.
Gjithsesi, Las Palmasi u impenjua maksimalisht dhe barazoi në fillim të pjesës së dytë, me anë të një 11-metërshi të ekzekutuar saktë nga Calleri, rezultat të cilin e mbrojti me fanatizëm deri në fund.
Edhe aktivizimi i Coutinhos, Dembelesë dhe Rakitiçit në pjesën e dytë, nuk prodhoi ndryshim për skuadrën e Barcelonës, që tani sheh t’i reduktohet në 5 pikë, distance me Atleticon ndjekëse dhe gara për titullin në La Liga, mund të konsiderohet tërësisht e hapur.