Abissnet Superiore

Latifi: Fitojmë titullin me tifozët, ka një ndryshim mes Aralicës dhe Djurdevic

Liridon Latifi realizoi një tjetër gol pas atij ndaj Teutës në fundjavë. Goli i 27-vjeçarit nga Prishtina, i dhuroi Vllaznisë fitoren 1-0 kundër Partizanit, triumfi i tretë radhazi shtëpiak për djemtë e Brdaric.

Sulmuesi i djathtë foli shkurt pas ndeshjes në “Gol pas Goli” në Supersport, duke u shprehur i kënaqur me fitoren e Vllaznisë dhe paraqitjen e tij personale. Në fund një krahasim mes Aralica dhe Djordevic.

Mjaft mirë po eci, shpresoj të vazhdoj kështu. Edhe ekipi po ecën mjaft mirë, po bëjmë ndeshje mjaft kompakte, kjo ka rëndësi.

Ne kemi punuar t’i kemi tifozët afër. U bëj thirrje të na përkrahin, pasi nuk dorëzohemi deri në fund për titullin kampion.

Po, mendoj se duhet të kishim shënuar golin e dytë kur ishim me 11 lojtarë. Kur mbetëm me dhjetë u bë e vështirë, por jemi të kënaqur. Unë jam shumë i kënaqur me ndeshjen time.

Aralica apo Djurdevic? Të dy kanë karaktere të ndryshme. Aralica është më i fuqishëm, Djurdevic kërkon më shumë hapësirën, t’ia lëmë kohës”, theksoi Latifi.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency