Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Latifi i dëmtuari i tretë, Ramadani bashkohet me kombëtaren

Liridon Latifi largohet nga grumbullimi i Kombëtares në Antalia. Mesfushori që aktivizohet te Puskas Akademi në Hungari u paraqit i dëmtuar dhe pas konsultave me stafin mjekësor u vendos që 23-vjeçari të kthehet në klubin e tij për të vazhduar fazën e rehabilitimit.

Në këtë mënyrë, Latifi bëhet futbollisti i tretë që detyrohet të kthehet në shtëpi, pas Migjen Bashës dhe Thomas Strakoshës. Të dy futbollistët që aktivizohen në Itali u larguan nga grumbullimi për shkak të dëmtimeve, me portierin e Lazios që u kthye në shtëpi vetëm pak orë më përpara.

Ndërkohë, me skuadrën bashkohet Ylber Ramadani. Mesfushori i thirrur për herë të parë në Kombëtaren A, u lejua nga trajneri Panucci që të luante në ndeshjen ku ekipi Shpresa barazoi 1-1 në shtëpi përballë Irlandës së Veriut. Madje djaloshi nga Ferizaj ishte autori i golit të avantazhit të përkohëshëm të kuqezinjve, duke treguar kualitetin me një goditje perfekte, përveç volumit të lojës së krijuar dhe dueleve të shumta në mesfushë.

Me dëmtimet e Strakoshës, Bashës dhe sëfundmi të Latifit, kontingjenti për miqësoren e së hënës me Turqinë reduktohet në vetëm 22 futbollistë. Largimi i Liridon Latifit ndikon mbi të gjitha në fazën ofensive, aty ku Armando Sadiku është sulmuesi i vetëm i deklaruar, ndërsa nga krahët alternativa janë Grezda, Llullaku e Ahmedi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...