Liridon Latifi po përjeton momentet më kulmore të karrierës. Kontributi i dhënë në kualifikimin e Skënderbeut në fazën e grupeve të Europa League, transferimi te Akademia Pushkash në kampionatin hungarez dhe ftesa e Cristian Panuccit për dy ndeshjet e radhës eliminatore të botërorit. 23-vjecari e deklaroi në konferencën për shtyp të kombëtares, se në cdo hap ta karrierës së tij ka menduar për ngjyrat kuqezi.
“Latifi cdo sekond te karrierës sime kam menduar që një ditë të jem pjesë e kombëtares. Cdo gjë e bëj për të mirën time dhe për t’i lënë përshtypje trajnerit. Jam i gatshëm në cdo moment për kombëtaren. Shpresoj që aftësitë e mia t’i shpreh edhe në kombëtare.”
Pasardhësi i De Biasit për shkak të dy mungesave të rëndësishme, ka në dispozicion vetëm Sadikun për rolin e sulmuesit të avancuar. Duke anashkaluar komentet për mosgrumbullimin e Cikalleshit, Latifi shprehet i gatshëm për të dhënë kontriobutin në cdo pozicion kur trajneri e sheh të arsyeshme.
“Për kombëtaren duhet të pranojmë të luajmë në cdo pozicion, me rëndësi është që të ndihmojmë kombëtaren. Për sa i përket dënimit të Cikalleshit nuk kam përgjigjje, i përket trajnerit dhe futbollistit. Unë thjesht duhet të respektoj vendimet e trajnerit.”
Sipas Latifit Panucci është një trajner i shkëlqyer dhe ka filozofine e tij, ndërsa e ka të qartë se pa Balajn dhe Cikalleshin, mundësitë për të qenë në fushë ndaj Lihtensteinit, janë më të mëdha.
“Cdo trajner ka filozofine e vet, edhe panucci ka futur gjëra të reja. Është një trajner i ri që ka të ardhme të shkëlqyer. Nëse mungojnë tre lojtarë kemi shanse më shumë për të luajtur. sepse sakonisht të parët që zëvendësohen janë sulmuesit. Janë dy ndeshje të rëndësishme, por fillimisht duhet të fokusohemi te Lihtenshtejni.”
Në fund Latifi jep arsyet pse vendosi të pranonte ofertën e Akadmisë Pushkash.
“Akademia Psuhkash ka bërë shumë blerje dhe ka një projekt shumë ambicioz sigurisht që ka qenë edhe oferta financiare që ka patur ndikimin kryesor në vendimin tim. “
