Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Latifi: Preferoj të luaj në krah, shpresoj të fitojë Kukësit sot

Liridon Latifi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe realizoi golin e vetëm në suksesin 0-1 të Vllaznisë ndaj Kastriotit. Goli i gjashtë në Abissnet Superiore për yllin e kuqebluve, i cili foli rreth ndeshjes, taktikës dhe rivalëve të Vllaznisë në “Gol pas Goli”Supersport. 

Një ndeshje shumë e vështirë, sepse fusha ishte e rënduar dhe Kastrioti është përforcuar. Trajneri e di më mirë se çfarë nuk po shkon në finalizim.

Në po punojmë të jemi më konkret në pasimin dhe gjuajtjen e fundit, të shohim në vazhdim se sa do të arrijmë t’ia dalim.

 

Sot e nisa si sulmues, luajtëm 4-4-2 me romb në mesfushë. Ndihem më mirë në anësore, por trajneri vendosi të luaja në majë me Djurdjevic. Ky ndryshim doli pozitiv.

Rivalët? Tirana është shkëputur pak, por t’i marrim ndeshjet një nga një. Duhet të jemi më të saktë në finalizimin e rasteve që krijojmë.

Tifoz me Kukësin sot? Do ishte më mirë për ne nëse fiton Kukësi, kështu që pse të mos fitojë, por le të fitojë kush është ekip më i mirë, ne duhet të shohim punën tonë”, deklaroi Latifi.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...