Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Lautaro gol me thembër, gjysmëfinalja e parë është Brazil-Argjentinë

Argjentina ka arritur të triumfojë me rezultatin 2-0 përballë Venezuelës në çerekfinalet e Kupës së Amerikës, duke u kualifikuar kështu në fazën gjysmëfinale të këtij kompeticioni, ku do të përballet me ekipin organizator, Brazilin.

Fitorja e sotme ishte e dyta radhazi në Kupën e Amerikës, për të besuarit e Lionel Scalonit, që duket se kanë gjetur ekuilibrat në fushë, por edhe sotme në “Maracana”, vuajtën jo pak përballë venezuelianëve.

Sfida nisi mirë për Argjentinën, që zhbllokoi sfidën që në minutën e 10’, pas golit të shënuar nga Lautaro Martinez, i njëjti që zhbllokoi edhe sfidën përballë Katarit 5 ditë më parë.

Pas një krosimi nga këndi në zonë, nga ana e Messit, Sergio Aguero tentoi goditjen, por topin e devijoi bukur me thembër sulmuesi i Interit, duke befasuar portierin e Venezuelës dhe duke e dërguar në rrjetë.

U duk se gjithçka do të ishte e lehtë për Argjentinën, por Venezuela nuk u dorëzua dhe arriti të rikthehet në lojë, duke kërcënuar me disa kundërsulme të rrezikshme, ndërsa te “albicelestët” dukej qartë shpërqendrimi në prapavijë.

Goli i qetësisë për Argjentinën erdhi shumë vonë, në minutën e 74-t, kur fantazisti i Betisit, Giovanni Lo Celso përfitoi nga pasiguria e portierit venezuelian dhe topin e grushtuar prej tij, e dërgoi në rrjetë.

Kompletohet kështu gjysmëfinalja e parë, që do të jetë pikërisht klasikja e futbollit amerikano-latin, Brazil-Argjentinë, me dy skuadrat që janë pretendentet kryesore për të ngritur trofeun në fund, por vetëm njëra do të vazhdojë në finalen e madhe.

Gjysmëfinalja Brazil-Argjentinë do të zhvillohet më 3 korrik, në orën 02:30 të mëngjesit (ora shqiptare), në stadiumin “Mineirao” të Belo Horizontes, ndërsa do të transmetohet live në Supersport 2, ashtu si të gjitha ndeshjet e Kupës së Amerikës deri tani.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...