Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lautaro i kthen “buzëqeshjen” Interit, vjen fitorja e parë e 2019-ës

Interit i vjen shpëtimi nga stoli. Vetëm dy minuta pasi u hodh në fushë (në vend të Joao Marios në minutën e 77-të) Lautaro Martinez realizoi golin e suksesit në transfertë me Parmën, që prish serinë e takimeve pa fitore në Serinë A për skuadrën zikaltër.

Argjentinasi, i shërbyer nga Radja Nainggolan, nuk i dha asnjë shans portierit Sepe, me një goditje që përfundoi në rrjetë pak poshtë traversës. Interi, në fakt, duhet të falënderojë edhe portierin Handanovic, që kreu një pritje vendimtare në minutat shtesë ndaj goditjes së Ingleses, duke ruajtur fitoren e zikaltërve dhe shpëtuar Lucciano Spallettin, aq shumë i vënë në diskutim pas ecurisë negative të javëve të fundit.

Interi, duhet pranuar zhvilloi një volum të madh lojë, krijoi raste të shumta shënimi, por si në ndeshjet pasardhëse tregoi se e gjen me shumë vështirësi golin. Duhet theksuar së në minutën e 54-t, D’Ambrosio arriti ta dërgonte topin në rrjetë por kryesoi pasi u konsultua me sistemin “VAR” e anuloi për goditjen e topit jo me kokë por me krah.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...